
Ministria e Financave hapi zyrtarisht ofertat për tenderin e Llotarisë Kombëtare, licensa e së cilës do të jepet me koncesion për një periudhë
dhjetëvjeçare.
“Sot me date 20 qershor 2012, ne oren 11:00 perfundoi afati i dorezimit te aplikimeve per procedure konkurruese per dhenien e licenses se Lotarise Kombetare. Qe nga ky moment e konsiderojme te mbyllur afatin per dorezimin e aplikimeve”, tha Dorian Teliti, sekretar i Ministrise se Financave.
Siç ishte paralajmëruar në tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani. Oferta e parë ishte ajo e llotarisë kombëtare të Austrisë, ndërsa e dyta vjen nga një konsorcium i përbërë nga 3 kompani, lotaria italiane “Lottomatica”, qipriotja “GTech” dhe çekja “Synot”.
Tre kompanitë e konsorciumit që ka bërë ofertën e dytë janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Qipriotja “GTech” është në fakt pjesë e grupit ndërkombëtar “GTech Holding”, i cili zotërohet në pjesën më të madhe prej 75 për qind të tij pikërisht nga italiania “Lottomatica”.
Vetë “Lottomatica” është pjesë e grupit De Agostini në Itali. Edhe kompania qipriote “Synot” rezulton e lidhur me “Lottomatica” dhe “GTech” në një sërë vendesh dhe investimesh të përbashkëta. Pas hapjes së ofertave, Komisioni i Vlerësimit do të shqyrtojë vlefshmërinë e tyre dhe më pas do të dalë në rezultatin final. Procesi i tenderimit për licencën e lotarisë kombëtare është kompromentuar rëndë nga akuzat publike të një prej konkurrentëve të tërhequr, kompanisë greke “Intralot”, e cila denoncoi qeverinë se po ndjek procedura përjashtuese që cojnë në fitues të paracaktuar.
Por dyshimet të forta lidhen me cmimit me të cilin qeveria po e shet licencën e lotarisë, i cili është i fiksuar në vetëm 3.5 milionë euro, kur vende me popullsi deri në 8 herë më të ulët se Shqipëria e kanë shitur licencën e lotarisë kombëtare deri në 40 milionë euro. Mosvënia e cmimit si një kriter konkurrues në garën për licencën ka suprizuar jo pak ekspertë në kushtet kur qeveria është në vështirësi emergjente financiare që e kanë cuar deri aty sa të mos paguajë punët publike apo dhe në vonesa të transfertave për shtresat në nevojë.
Top Channel