Gruaja që ka jetuar pa para’ për 16 vjet

20/06/2012 13:40

Një grua gjermane ka 16 vjet që jeton pa para’. Heidemarie Schwermer është e bija e një biznesmeni të suksesshëm gjerman dhe kur ishte fëmijë familja e saj ishte shumë e pasur.

Por, kur nisi Lufta e Dytë Botërore gjithçka ndryshoi dhe ajo zbuloi varfërinë. “Gjithmonë e kam justifikuar veten, edhe kur isha e pasur edhe kur isha e varfër. Jam ndjerë njësoj keq në të dyja rastet”, shprehet 69-vjeçarja.

Ky ishte momenti kur gruaja gjermane ndryshoi si person. Edhe pse në vitin 1994 kishte një punë me të ardhura të mira si mësuese, e kaluara nuk e linte të qetë dhe u fiksua në gjetjen e një mënyre për të jetuar pa ndihmën e parave. Ajo themeloi qendrën me emrin “Jep dhe Merr”, qendër që ndihmonte njerëzit në shkëmbimin e shërbimeve si pastrimi i shtëpisë me sende të nevojshme për jetesë.

Erdhi koha kur Heidemarie vendosi të shiste shtëpinë dhe të jetonte pa para’ për një vit.

“Doja të bëja një eksperiment për 12 muaj, por jeta e re më pëlqeu. Fillimisht kam ndenjur në shtëpitë e miqve dhe bëja punë në këmbim të mikpritjes”, shprehet e moshuara siç publikon ‘Daily Mail’.

Tashmë Heidemarie ushqehet me gjërat që kanë mbetur në tregje në fund të ditës ose me atë që i japin njerëzit në këmbim të pastrimit të shtëpive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA