Didier Drogba zgjedh Kinën

20/06/2012 11:30

Ishte një lajm që pritej nga dita në ditë, por vetëm sot ka ardhur konfirmimi zyrtar i blerjes së Didier Drogba nga ekipi kinez i Shanghai Shenhua.

Në këtë ekip, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do të gjejë ish-shokun e tij të skuadrës tek Chelsea, francezin Nicolas Anelka.

Drogba do të qëndrojë për dy vite në skuadrën që ka si trajner argjentinasin Sergio Batista.

Sulmuesi afrikan e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet faqes së tij zyrtare në internet: “Kam studiuar të gjitha ofertat që kanë ardhur për mua gjatë kësaj jave dhe mendoj se Shanghai Shenhua ishte destinacioni i duhur për mua. Kërkoj një sfidë të re në një kulturë ndryshe dhe jam i emocionuar.”

Top Channel