Blatter: Teknologjia është e domosdoshme

20/06/2012 12:50

“Pas ndeshjes së djeshme teknologjia në vijën e portës nuk është më një alternativë, por një domosdoshmëri.”

Joseph Blatter është lodhur nga golat-fantazmë dhe durimi i është sosur kur ka parë John Terry-n duke hequr topin nga porta angleze pasi kishte kaluar vijën.

Ukrainasi Devic nisi festën, por as arbitri kryesor, as arbitri i vijës (që paguhet për të vendosur pikërisht për këto raste) dhe as arbitri anësor nuk panë që goli ishte i rregullt.

Presidenti i FIFA-s ka shprehur pakënaqësinë e tij në Twitter. Blatter është për futjen e teknologjisë në futboll që nga viti 2010, kur Anglisë iu mohua një gol mëse i rregullt ndaj Gjermanisë në çerekfinalet e Botërorit.

Është UEFA ajo që është e vendosur për të vazhduar me arbitrat e portës edhe pse ka pasur shumë gabime nga ata në të gjitha kampionatet nëpër botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA