Shkrihet “Piacenza Calcio”

19/06/2012 00:00

Pas gati 100 vitesh histori, skuadra e Piaçencës shërbëhet dhe e gjitha për vetëm 500 mijë euro që i nevojiteshin klubit për të shpëtuar.

Shoqëria bardhë e kuqe, nga e cila kanë dalë emra të mëdhënj të futbollit italian, e rënë këtë vit nga Seria B në C, u shpërbë pas mungesës së një marrëveshjeje mes aksionerëve të saj për të kontribuar me 500 mijë euro në planin e shpëtimit.

Klubi ishte i përfshirë mes dhjetra skuadrave të goditura nga skandali më i fundit i truktimit të ndeshjeve në futbollin italian e për këtë drejtësia sportive e gjobit dhe i dha një afat kohor deri në mesnatën e djeshme për të korigjuar bilancet e saj financiare. Pas dështimit, Piacenza Calcio, e themeluar në vitin 1919 u shkri dhe një komiteti “Salva Piace” i ngritur për të ndihmuar klubin, po kërkon të rinisë gjithcka nga e para nga kategoritë amatore të futbollit italian.

Pippo dhe Simone Inzaghi, Alberto Gilardino, Massimo Taibi, Gigi Maldera, Pasquale Luiso, Andrea Barzagli, Claudio Gentile, Pietro Vierchowood, Gueseppe Cella dhe Giampietro Piovani janë disa nga emrat që për pak apo shumë kohë kanë luajtur për ngjyrat e Piacencës ndër vite.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta