Krijohet Dhoma e Ndërmjetesimit

19/06/2012 00:00

Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit është një tjetër strukturë që synon ndihmën ndaj qytetarëve për zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve jashtë rrugës gjyqësore.

Në ceremonine me rastin e hapjes së kësaj Dhome ishte i pranishëm Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi si dhe përfaqësues të USAID-it që kanë ndihmuar në ngritjen e kësaj strukture.

Në fjalën e tij, ministri Halimi u shpreh se ngritja e Dhomës së Ndërmjetësuesve është një tjetër fakt i realizimit konkret të hapave në reformën në drejtësi.

Nga 64 kandidatura, ministria ka licensuar 24 persona, të cilët kanë marrë titullin ndërmjetësues ligjorë. Ngritja e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit vjen pak kohë pas hapjes se një tjetër strukture në ndihmë të qytetarëve që ishte ajo e ndihmës dhe konsulencës ligjore falas.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta