Vazhdojne të mbeten dramatike shifrat e emigrantëve, të cilët pas
kthimit në vend përballen me papunësinë. Të detyruar nga mbyllja e
vendeve te punes ne shtetin fqinj, keta emigrante jane kthyer ne atdhe
por edhe ketu i ka pritur i njejti fat.
Shifrat e evidentuara mbi emigrantet punekerkues prane Zyres se Punes ne qytetin e Korces flasin per katerfishim te tyre ne me pak se nje vit. Viti 2011 ka regjistruar vetem 30 emigrante te kthyer nga shteti grek ne kerkim te nje pune por shifra eshte bere alarmante gjate 5-mujorit te pare te vitit 2012 pasi deri me tani ne pritje te nje vendi pune jane 138 emigrante.
Te orientuar dhe me shpresen per te gjetur nje pune, pasi trokasin ne dyert institucionale keta emigrante vendosen perballe te njejtit fat pasi tregu i punes eshte i limituar ndersa ata jane me nje eksperience pune te ndryshme nga sa kerkohet.
Sipas te dhenave nga projekti per trajtimin e emigranteve jane punesuar vetem 3 prej tyre ndersa pjesa tjeter eshte ne pritje te ndonje vendi pune nderkohe qe cdo dite e me teper emigrantet jane duke u rikthyer ne vend pas krizes se rende qe vazhdon te mbaje te mberthyer shtetin grek.
Top Channel