Franca humb vendin e parë, fiton Anglia

19/06/2012 00:00

Anglia dhe Franca janë dy çerekfinalistet e fundit të EURO 2012. Anglia fitoi 1-0 ndaj Ukrainës, ndërsa Franca u mund 0-2 nga Suedia dhe humbi vendin e parë në grupin D.

Anglia eliminoi falë fitores së saj organziatoren tjetër të Europianit, Ukrainën, e cila edhe pse e vuri në vështriësi skuadrën e “tre luanëve” nuk arriti të shënojë edhe pse në një rast topi kaloi vijën fatale por për gjyqtarin e takimit cdo gjë u konsiderua e rregullt.

Edhe pse jo në ditën e tij më të mirë Uejn Rooney u gjet në kohën e duhur në vendin e duhur në krosimin e kapitenit Gerrard, duke përfituar nga gabimi i portierit ukrainas dhe shënuar në debutimin e tij në këtë kampionat.      

Franca edhe pse luante me ekipin e eliminuar para këtyre takimeve, Suedinë, nuk arriti të fitojë për të qënë ajo e para në grupin D. Falë një kryevepre të Ibrahimovic dhe një goli të Larson, Suedia fitoi 2-0 dhe e mbylli me nder këtë Europian.      

Në çerekfinale Franca do të përballet me Spanjën, ndërsa Anglia me Italinë.  

Top Channel