EURO 2012, Chiellini rrezikon çerekfinalet

19/06/2012 15:15

Giorgio Chiellini, qendërmbrojtësi i kombëtares italiane të futbollit, është në dyshim për çerekfinalet e EURO 2012 për shkak të një dëmtimi muskular që pësoi në takimin e fundit të grupit ndaj Irlandës.

Futbollisti i Juventusit u zëvendësua në minutën e 57 nga Leonardo Bonucci dhe nuk është e sigurtë pjesëmarrja e tij në ndeshjen që Italia do të luajë më 24 qershor.

Të martën, mjeku i axurrëve, Enrico Castellaci, deklaroi për mediat italiane: “I duhet kohë për tu rekuperuar.”

Italia nuk ka pasur fat me mbrojtësit e qendrës në EURO 2012. Andrea Barzagli debutoi vetëm në ndeshjen e tretë të grupit me skuadrën e Prandellit për shkak se vuante një dëmtim dhe mesfushori De Rossi është detyruar të luajë në mbrojtje për ta zëvendësuar.

Top Channel