Arsimi profesional, MASH shton bursat në 16 rrethe

19/06/2012 00:00

Kur duhen dhe dy javë të mbyllet viti shkollor 2011-2012, Ministria e
Arsimit u bëri apel nxënënsve të klasave të 9 t’i drejtohen arsimit të
mesëm professional, si e vetmja mundësi për të gjetur një vend pune
menjëherë pas mbarimit të saj.

Ne një takim me drejtorat e shkollave të mesme profesionale, ministri Myqerem Tafaj tha se arsimi profesional mbetet prioritet kryesor i dikasterit të tij dhe për vitin e ri shkollor dhe me investimet e kryera pritet një rritje e numrit të nxënësve me 20 përqind.

Për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të rretheve, Ministria e Arsimit do të shtojë bursat në të gjitha shkollat e mesme profesionale në 5 degë kryesore, të preferuara nga nxënësit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit, vitin e fundit numri i nxënësve që frekuentuan arsimin e mesëm professional u rrit nga 11-13 për qind. Gjatë vitit te ri shkollor pritet që nxënësve në shkolla t’u ofrohet baza mësimore me tekste të reja të përkthyera, si dhe baza materiale për të kryer praktikën, ofruar nga donatorë të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB