Suedi, tufa e ujqërve shqyen një grua

18/06/2012 11:30

Një punonjëse e kopshtit zoologjik u vra nga një tufë prej 8 ujqërish në Suedi. 30-vjeçarja kishte hyrë në parkun e ujqërve e vetme në mbrëmjen e së dielës kur grabitqarët iu vërsulën dhe shërbimet e emergjencës nuk ndërhynë për ta shpëtuar nga frika se mos pësonin të njëjtin fund me viktimën.

Koordinatori i shërbimeve të emergjencës u shoreh për gazetën ‘Aftonbladet’: “Nuk mund të futesh për të shpërndarë një tufë ujqërish aq thjesht.”

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi pasi nuk ka pasur dëshmitarë okularë në vendngjarje.

Parku i ujqërve është një nga pjesët më tërheqëse të Kolmarden, në Ostergotland. Kolmarden, i themeluar në vitin 1965, vizitohet nga rreth 500 mijë persona çdo vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA