Konflikti disa vjeçar për tokat e Kakomesë mes banorëve të Nivicës dhe autoriteteve shtetërore mbërrin në Gjykaten e Tiranës.
Nepermjet nje padie civile kryetari i komunes Lukove, Vladimir Kumi i kerkon gjykates te urdheroje njesine task-force te hetoje, se si u shiten mese 29 hektare toke ne Gjirin e Kakomese, pak dite pasi prokuroria pushoi procedimin penal per kete çeshtje.
Ne kerkesen e tij kryekomunari Kumi deklaron se perfaqeson ne kete padi interesat e banoreve ne lidhje me territorin ku shtrihet komuna e Lukoves.
“Une, – thote kryetari i komunes, – para disa kohesh mora informacion se ne mars te ketij viti ne Zyren e Regjistrimit te pronave Sarande eshte aplikuar per regjistrim te nje kontrate per kalimin e te drejtes se pronesise, nga Agjensia e Legalizim Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave te Ndertimeve Informale, perfaqesuar nga drejtori i Përgjithshëm ne ate kohe Shaban Memia dhe bleres ‘Riviera Kakome sh.p.k’, perfaqesuar nga shtetasi Jeko Kolev”.
Kryetari i komunes vijon pretendimin e tij, duke theksuar se kjo kontrate eshte ne shkelje te plote te ligjeve mbi legalizimet, pasi sipas tij ALUIZNI, nuk mund te legalizoje e njekohesisht te shese kete siperfaqe te konisderueshme toke. Ne fakt ne fillim te muajit maj te ketij viti kryetari i komunes Lukove i ishte drejtuar edhe Prokurorise se Tiranes me nje kallëzim penal, ku shprehet se ka dyshime qe zyrtaret kane shperdoruar detyren. Por 11 dite pas ketij kallëzimi prokuroria vendosi te mos e nise procedimin penal pasi referuar dokumentave sipas prokurorise shitja e truallit prej 29, 7 hektare me çmim 1521 leke metri katror eshte kryer referuar edhe nje marreveshje te vitit 2004 midis shtetit shqiptar dhe shoqerise ne fjale, ne te cilen parashikohej ndertimi dhe venia ne pune e nje strukture turistike ne pronen e paluajtshme.
Madje duke ju referuar projektit ne fjale prokuroria thote se sipas studimit urbanistik siperfaqja e zones se mbrojtur eshte 70 hektare, me siperfaqe totale te sheshit te ndertimit 32,3 hektare toke. Gjithashtu thote prokuroria eshte fakt i njohur boterisht se punimet ne zonen e Kakomese, Sarande jane pezulluar here pas here per shkak te incidenteve qe kane ndodhur me grupe banoresh te fshatit Nivice. Pas ketij vendimi te prokurorise tashme banoret e Nivices te perfaqesuar nga kryekomunari i tyre do te jene balle per balle ne procesin civil, ku pale e paditur eshte prokuroria .
Top Channel