NBA, Miami merr kryesimin e Finaleve

18/06/2012 09:00

Miami Heat ka mundur me rezultatin 91-85 Oklahoma City Thunder në finalen e tretë të NBA duke marrë kryesimin e serisë 2-1.

LeBron James ishte lideri i fitores duke marrë përsipër sulmet e Miami. 29 pikë dhe 14 topa në tabelë ndihmuan ekipin për arritjen e këtij suksesi të rëndësishëm.

Për Oklahoma City Thunder pikëshënuesi më i mirë ishte Kevin Durant me 25 pikë.

Të martën në orët e para të mëngjesit shansi i fundit për Oklahoma. Nëse do të shkojë në disavantazh 3-1 në serinë e Finaleve mund ta konsiderojë të humbur titullin kampion në NBA.

Top Channel