Ata janë të pandashëm: majmuni Whiplash dhe qeni i tij.

Në rodeon e zhvilluar në Nevada ky çift i pazakontë është shumë i famshëm sepse jep spektakël për publikun njësoj si çiftet e tjera “kalë-njeri”.

 

 


Sipas pronarit të majmunit, Tommy Lucia, Whiplash është shumë i zoti: “Ai di të japë urdhra dhe qeni i zbaton me përpikmëri. Ka një talent të pabesueshëm si kauboj.”

“Kur mbaron garën e tij, majmuni kthehet në shtëpi për të ngrënë mollë, banane dhe të preferuarat e tij, luleshtrydhet”, shton Lucia, i cili nuk i pranon kritikat nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve të cilët mendojnë se Whiplash do të jetonte më mirë në habitatin e tij natyral.

“E kam shpëtuar nga kafazi në Florida që kur ishte shumë i vogël dhe i siguroj të gjithë se nëse do të ishte i pakënaqur do të ma bënte të ditur”, thekson pronari për ‘Daily Mail.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA