Gafa e UEFA-s, Spanjë-Kroaci 2-2

18/06/2012 19:15

Edhe UEFA parashikon një rezultat 2-2 në ndeshjen Spanjë-Kroaci duke i rikthyer frikën e “biskotës” së 2004 kombëtares italiane.

Si për ironi të fatit (ndoshta jo padashje) gjatë provave televizive që zhvillohen para çdo takimit, në tabelën elektronike, ndeshja mes Spanjës dhe Kroacisë mbyllet me rezultatin final 2-2, rezultati që aq shumë i druhen axurrët.

Madje UEFA ka parashikuar edhe shënuesit, Mandzukiç dhe Jelaviç për kroatët dhe Torres e Iniesta për spanjollët. Shkohet më tej tek parashikimi i kartonëve, sipas UEFA-s, Torres do të largohet me karton të kuq nga ndeshja, ndërsa Xabi Alonso, Jordi Alba dhe Arbeloa do të ndëshkohen me të verdhë nga spanjollët. Nga kroatët të verdhë marrin Modriç dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Schoenfelder.

E sikur të mos mjaftonte gafa e UEFA-s, kundër Italisë janë edhe kompanitë më të mëdha të basteve në botë të cilat e kanë kuotuar barazimin me rezultat 2-2 me koeficientin 2.5.

Top Channel