Familja që rrit 14 këlyshë

18/06/2012 17:00

Numri i qenve në një familje britanike u 15-fishua brenda një dite, treguan disa prej gazetave më të mëdha në vend.

Familja e Zoe dhe Marcus Hooper, me banim në Leominster, Herefordshajër, tregoi se si qeni i tyre i shtëpisë lindi në mënyrë të papritur 14 këlyshë.

Sipas veterinerit, kishte pak gjasa që të gjithë të mbijetonin, pasi lindën dukshëm nën peshë, por gjashtë javë më pas, familja e qenve vazhdon të jetë e plotë.

Siç treguan pronarët e qenve, ata për momentin kanë refuzuar edhe mundësinë që të shesin nga 200 paund çdo këlysh, pasi vajza e tyre e vogël argëtohet shumë me ta.

Këto janë disa prej fotove të përzgjedhura të kësaj familjeje veçanërisht të madhe “britanike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA