Euro 2012, Bilic: Kroacia është e ndershme

18/06/2012 09:55

Slaven Bilic, trajner i kombëtares kroate të futbollit, dërgoi një mesazh për kombëtaren italiane dhe tifozët e saj dhe mbrojti nderin e ekipit të tij dhe Spanjës para ndeshjes së sotme që këto dy skuadra do të zhvillojnë në Gdansk.

“Në lidhje me barazimin 2-2 që të gjithë kanë frikë, mund të them vetëm një gjë. Italia nuk duhet të jetë e shqetësuar për një trukim të rezultatit. Jemi sportistë dhe burra nderi. Nëse në fund ndeshja përfundon 2-2 do të jetë sepse ashtu ka shkuar ndeshja, jo sepse është lënë barazim nga ekipet në fushë”, theksoi Bilic para mediave.

Më pas, trajneri kroat vlerësoi kundërshtarin: “Spanja meriton respekt. Është nga skuadrat më të forta në botë dhe kampione në fuqi. Është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e kombëtares kroate. Do të përpiqemi të fitojmë këtë takim.”

Ndeshja Spanjë-Kroaci, e vlefshme për grupin C të EURO 2012, do të luhet sot në orën 20.45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA