
Shumë punëtorë nga veriu dhe Shqipëria e Mesme punojnë prej më shumë se
një dekade në punë bujqësie dhe ndërtim në komunën Mesopotam në Delvinë.
Ata janë dëshimtarë të varfërimit të skajshëm të zonave prej nga vijnë ndërsa në këtë zonë puna e tyre e paguar disa herë më shumë se në vendlindje ka kryer transformime të mëdha. Banorët në Mesopotam e kanë lidhur jetën e tyre të përdishme, shërbimet për tokën, ndërtimet, prerjen e druve, ndonjëherë edhe kujdesin për të moshuarit me punëtorët që kanë mbërritur në këtë zonë gati një dekadë më parë nga Veriu dhe Shqipëria e Mesme. Shume prej tyre thonë këto gra të moshuara ngelën në zonën tonë pas përpjekjeve pa fund për t’u larguar në Greqi.
“Pa ata edhe jeta jonë do të ishte më e keqe. Në shtëpinë time kanë punuar shumë prej tyre, nga Lushnja , Elbasani, Librazhdi. Ata na ngritën shtëpinë, na ndërtuan muret rrethuese janë kujdesur për tokat. Sot e kësaj dite i pres sikur të jenë familja ime. I kanë merituar paratë”, thotë një e moshuar.
“Fëmijët tanë jetojnë në Greqi, kam vite pa i parë të bëjnë një punë në shtëpinë e tyre, kanë ikur që në ’91. Unë kam katër fëmijë dhe jetoj e vetme. Po të mos ishin këta njerëz që na ndihmojnë nuk e di çfarë do kishim bërë. Ata vijnë dhe ikin sa herë që kemi punë, sepse mesa di unë familjet e tyre i kanë larg në disa fshatra andej lart Librazhd dhe Lushnje mendoj”, thotë një grua tjetër.
Punëtorët këtu paguhen për nga 1500 deri 2000 lekë në ditë dhe thonë se kurrë nuk ngelen pa punë.
Tregu i punës në këtë zonë filloi të zbehet pikërisht me fillimin e kthimit të emigrantëve nga shteti grek gjatë vitit të fundit. Megjithatë puna 20 vjecare e qindra punëtorëve që emigruan Brenda Shqipërise ka ndryshuar plotësisht jetën e banorëve në Mesopotam duke transformuar pamjen e godinave dhe pronave.
Top Channel