Ruud Gullit, e lë gruaja për një më të ri

17/06/2012 17:32

Gruaja e legjendës së futbollit Ruud Gullit e ka lënë këtë të fundit për një burrë më të ri,  sepse sipas saj arsyeja është tendenca gjithmonë e më në rritje e tradhëtive të holandezit. 

Estelle, 33 vjeç, zbuloi “Sky Sports”, se iku e zemëruar dhe konfuze, pasi i kërkoi Gullitit se dëshironte divorcin.

Estelle ka rënë në dashuri me një maroken, Kampionin e Botës në Kickboks, Badr Hari, i cili aktualisht është 28 vjeç, pra 21 vjet më i ri se Ruud.

Në një intervistë për gazetën holandeze “De Telegraaf”, ajo fajësoi pabesitë e burrit të saj për fundin e martesës 12-vjeçare.

Estelle, i cila është mbesa e legjendës tjetër holandeze të futbollit, Johan Cruyff, tha: “Ka  diçka që Ruud duhet ta dijë. Badr nuk më ka vjedhur mua nga Ruud, por ishte Ruud që më largoi”.

“Ruud është i zemëruar dhe i hutuar”, zbuloi më tej ajo. “Ai nuk mund ta besojë se çfarë po ndodh. Ai ishte me të vërtetë i zemëruar kur i thashë se unë isha duke e lënë”.

“Rudd nuk është një njeri i keq por ka një zakon të keq, nevojën për tradhëti. Ai e ka bërë këtë gjithmonë gjatë martesës sonë dhe ai e di shumë mirë që unë i di të gjitha pavarësisht se i ka mohuar gjatë gjithë kohës. Besimi në të filloi të venitej vit pas viti dhe në fund nuk i besoja atij aspak”, tha Estelle.

Ruud Gullit ish-lojtar i suksesshëm i Milanit, Sampdorias dhe Celsit, si dhe trajner i Celsit, Njukastëll dhe Terek Groznit, ka 12 vjet i martuar me Estelle dhe ka dy fëmijë me të, Joelle dhe Maxim.

Nga ana e tij Gullit i tha medias hoalndeze se po divorvcohet për shkak të disa zhvillimeve të fundit në martesën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA