Obezët “gjejnë vend” në avionët e së ardhmes

17/06/2012 13:00

Udhëtimi i njerëzve mbipeshë do të bëhet shumë më i lehtë në avionët e rinj “Airbus”.

Gjigantët europianë të prodhimit të avionëve lajmëruan se kanë vendosur që në avionët e tyre popullore “A320”, të mos ndërtojnë më të treja ulëset nga secila anë të barabarta.

Aktualisht, vendi për t’u ulur në secilën sedilje është prej 40 centimetrash, pra në total 1.2 metër në secilin krah.

Ndryshimi do të ndodhë me ulësen pranë korridorit, që do të ndërtohet tashmë prej 45 centimetrash, duke i marrë nga 2,5 cm dy vendeve të tjerë.

Me këtë modifikim të vogël, obezët do të kenë mundësinë të udhëtojnë në mënyrë më komode, ndërsa linjat do të kenë mundësinë të mbushin avionët me të njëjtët numër njerëzish, ndonëse në kurriz të personave normalë, që duhet të qëndrojnë më ngushtë gjatë udhëtimeve.

Në vitin 2011, disa linja në Amerikën e Veriut nisën të aplikonin shitjen e dy biletave për personat obezë, por një gjykatë ndërkombëtare e rrëzoi këtë praktikë, duke e konsideruar të paligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA