Mrekulli greke në Euro 2012

17/06/2012 00:00

Greqia bën mrekullinë, mund 1-0 Rusinë dhe falë fitores së Çekisë arrin të kualifikohet si e dyta e Grupit A.

Përfaqësuesja ruse e drejtuar nga Advocaat, të cilës i mjaftonte edhe një barazim u shokua me golin e Karagounis në minutat shtesë të pjesës së parë.

Në të dytën, edhe pse bënë më shumë volum loje rusët nuk arritën të shënonin golin që do t’i kualifikonte ata si të dytët e grupit.

Me këtë rezultat, Rusia kthehet e turpëruar në shtëpi, ndërsa Greqia do të vazhdojë rrugën në këtë Europian, qoftë edhe për një tur.

Në ndeshjen tjetër, Jiracek mposht Poloninë organizatore dhe çon Çekinë në raundin tjetër të Euro 2012 si e para e grupit A.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Bilek mundi 1-0 Poloninë duke i prishur ëndërrën organizatorëve, të cilët shpresonin të hynin në histori duke kaluar për herë të parë në historinë e tyre në raundin e dytë të Europianit.

Në fillim e ndeshjes polakët shpërdoruan disa raste të pastra, ndërsa çekët nuk arrit të rrezikonin pasi luajtën vetëm më një sulmues. në minutën e 71 Jiraçek zhbllokoi rezultatin dhe shokoi polakët, të cilët edhe pas këtij momenti nuk arritën të shënonin qoftë edhe golin e nderit për këtë ndeshje.

Kështu Çekia kualifikohet si e para e grupi me gjashtë pikë, ndërsa Polonia do ta ndjekë Euro 2012 si spektatore e thjeshtë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta