MotoGP, Lorenzo fiton në Britani

17/06/2012 00:00

Jorge Lorenzo fitoi në garën e gjashtë të kampionatit botëror të MotoGP-së të zhvilluar në Britaninë e Madhe.

Piloti spanjoll i Yamaha-s la pas dy pilotët e Honda-s zyrtare, Casey Stoner dhe Daniel Pedrosa. Vendi i katërt shkoi për një tjetër Honda. Surpriza e provavez zyrtare, Alvaro Bautista, megjithëse e nisi garën i pari, nuk mundi dot të shkojë më shumë se sa vendi i katërt.

Ducati zhgënjen edhe në këtë garë. Nicky Heyden u rendit në vendin e shtatë, ndërsa 7 herë kampioni i botës, Valentino Rossi dy vende më poshtë.

Pas kësaj fitoreje, Lorenzo përforcon pozitat në krye të klasifikimit për pilotë me 140 pikë, ndjek Stoner me 115 dhe Pedrosa 101. Gara e ardhshme e MotoGP do të jetë ajo për Çmimin e Madh të Holandës në pistën e Assen-it.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta