Greqi, më në fund një festë

17/06/2012 00:00

Greqia ka harruar për pak orë ethet e zgjedhjeve parlamentare dhe të krizës ekonomike dhe i është bashkuar festës së kombëtares helene e cila bëri suprizën në Poloni duke u kualifikuar për në raundin tjetër të Euro 2012.

Rrugët e kryqyeqytetit grek janë mbushur me makina me flamuj që binin borive si shenjë gëzimi për fitoren ndaj Rusisë.  

Tifozët grekë janë shprehur optimist edhe për ndeshjen e raundin tjetër ku kundërshtari i radhës pritet të jetë Gjermania, vendi që po ndihmon grekët për të kaluar krizën e thellë ekonomike që e ka goditur.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta