Fier, protesta bllokon rrugën kombëtare
17/06/2012 11:05
Disa qindra banorë të fshatit Zharrëz morën pjesë ditën e dielë në një protestë, që bllokoi për disa minuta edhe aksin e rrugës kombëtare që lidh Tiranën me Fierin dhe jugun e vendit.
Banorët pretendojnë se shpërthimet e kompanisë së naftës në zonë u kanë dëmtuar shtëpitë dhe kërkojnë nga autoritetet dëmshpërblim dhe ndalimin e këtyre shpërthimeve.
Në shenjë proteste, banorët derdhën një sasi të madhe nafte bruto pranë cisternave të kompanisë, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.
Për normalizimin e situatës, policia ndërhyri me më shumë se 100 trupa.
Top Channel