Moto GP, surprizë e spanjollit Bautista

16/06/2012 17:30

Ka qenë një surprizë zaptimi i pole position-it në provat e garës së radhës së Moto GP, që këtë herë zhvillohet në cirkuitin e Silverston të Britanisë së Madhe.

Pole-in e ka marrë spanjolli Alvaro Bautista, i cili me “Honda” ka lënë pas me një të dhjetën teksanin Ben Spies me “Yamaha”. Ndërsa në pozicionin e dytë, është piloti australian Casey Stoner që ka kompletuar radhën e parë.

Ndërkohë, do të niset i katërti kryesuesi i klasifikimit Jorge Lorenzo, i ndjekur nga bashkëkombasit Dani Pedrosa dhe Hector Barbera. “Ducati” i Nicky Hayden do të niset i shtati, përpara Dovizioso.

Nuk ka pasur asnjë shpresë për Valentino Rossi, që pas iluzionit të krijuar nga provat e lira, ku arriti kohën më të mirë në terren të lagur, do të niset nga vendi i dhjetë, në radhën e katërt.

“Doktori” është bërë protagonist edhe i një rrëshqitjeje që ndodhi pas çerek ore prova, gjë që ka bërë më të vështirë garën e së dielës për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA