
Pas një javë garash të forta, ku pilotët e të gjitha kategorive provuan terrenin e vështirë të trojeve shqiptare, Rally Albania u mbyll me një ceremoni festive dhe miqësore në qendër të Tiranës.
Rivaliteti mes pilotëve në këto 5 etapa të Rally Albania ishte shumë i madh. Nëse në kategorinë e makinave dominimi ishte kuqezi, në dy kategoritë e tjera spikatën sportistët nga Italia, Spanja apo Sllovenia.
Fitues në kategorinë e makinave u shpall Renti Sina, që ishte superior ndaj të gjithë rivalëve të tij, në të dytin u poziocionua piloti nga Kosova, Drin Shkreta, ndërsa vendi i tretë i takoi polakut Pioter Solis, që la Dorian Nurkën jashtë podiumit.
Evenimenti sportiv u zhvillua pa probleme, përveç një incidenti të regjistruar në ditët e para, në etapën Razëm-Voskopojë, nga i cili mbetën të plagosur një grup pilotësh të huaj.
Piloti polak Gregori Stefan pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua në Tiranë për mjekime të specializuara. Një ditë më vonë gjendja e tij u përmirësua ndjeshëm dhe mjekët deklaruan se ai ishte jashtë rrezikut, por nuk mund të garonte më.
Ndërsa pilotët e tjerë Marin de Yong, Massimo Cavinali dhe Giancarlo Rossini mbetën të plagosur lehtë dhe pas mjekimeve të para u rikthyen në garë.
Top Channel