Gattuso nënshkruan me Sion

16/06/2012 00:00

Pas 14 viteve nën fanelën e Milanit, Gennaro Gattuso ndërron ngjyra. Mesfushori italian ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Sionit në Zvicër.

Nuk jepen detajet e kontratës së nënshkruar nga të dyja palët. Klubi helvet mjaftohet me njoftimin për transferimin zyrtar të Gattuso-s, pa bërë me dije hollësitë apo pagesa që italiani do të përfitojë në klubin e miliarderëve.

“Do të ndihmoj skuadrën time të re që të fitojë kampionatin”, ishte deklarata e parë e Gattuso-s  pas rënies dakort me zviceranët.

Transferimi në kampionatin zviceran i jep fund zërave për një kalim të tij, herë tek miliarderët rusë të Anzhit, ku do t’i bashkangjitej Eto’o, herë në Gadishullin Arabik apo në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta