Fanela e re e Juves, asnjë yll; “30 në fushë”

16/06/2012 12:20

“30 në fushë”, asnjë yll dhe e zezë. Kjo është fanela e re që do të përdoret nga skuadra e Juventusit sezonin e ardhshëm në kampionat dhe Ligën e Kampioneve.

Fanela e dytë e kampionëve të Italisë frymëzohet nga e kaluara. Në brendësi të saj shkruhet një citim i Bonipertit; “Të fitosh nuk është e rëndësishme, është e vetmja gjë që ka vlerë” (ita. Vincere non è importante è l’unica cosa che conta).

Nuk ka 3 yje, madje s’ka asnjë yll, por për të gjithë tifozët bardhezinj, në shitje do të hidhet versioni i personalizuar me 3 yje për të festuar titujt e fituar e të hequr nga federata italiane pas Calciopoli.

Fanela prej poliesteri është ndërtuar nga riciklimi i shisheve plastike, në frymën e politikave ekologjike të Nike që në këtë rast është favorizuar në kursimin e energjisë në masën e 30 përqindëshit, në krahasim nëse do të përdorej poliesteri tradicional.

Ndërkohë, sa i përket fanelës së parë, ajo mbetet tradicionalja, bardh e zi por me yllin e tretë të shtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA