Euro2012, epilogu i fazës në grupe

16/06/2012 00:00

Sot nisin ndeshjet e treta dhe të fundit të fazës në grupe të finaleve të Euro2012. Në grupin A, Greqia vihet përballë vendit të parë në grup, Rusisë, ndërsa Çekia e vendit të dytë përplaset me vendasit e Polonisë.

Rusisë i mjafton një barazim ose një humbje jo me diferencë të madhe gola për të siguruar kualifikimin, ndërsa sfida pritet të jetë në takimin mes Polonisë dhe Çekisë. Çekëve u mjafton edhe barazimi për t’u kualifikuar, ndërsa polakët, nëse nuk duan t’i thonë lamtumirë para kohë europianit që po zhvillohet në shtëpinë e tyre, duhet më patjetër të fitojnë.

Sa i përket ndeshjeve në grupet e tjera, në grupin  B, të dielën përplaset Danimarkë-Gjermani dhe sfida “për jetë a vdekje” Portugali-Holandë, ditën e hënë luhen dy ndeshjet e grupi C, Kroaci-Spanjë dhe Itali-Irlandë, të martën mbyll grupi D me Suedi-Francë dhe Angli-Ukrainë.

Ashtu sikundër e kërkon rregullorja, takimet e fundit të fazës në grupe luhen në të njëjtën orë, 20:45.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta