Për herë të parë në 25 vitet e fundit, drithërat Kellogg’s kanë përdorur në reklamë modele që i ngjajnë më shumë femrave të vërteta dhe jo nga ato me linja anoreksikesh.
Firma e ka bërë këtë lëvizje në mënyrë që femrat të shohin më shumë të mirat e një ushqimi të shëndetshëm dhe jo të fiksohen pas formave trupore.
Një 36-vjeçare që mori pjesë në reklamë deklaroi për ‘Daily Mail’: “Na bëhet qejfi që më në fund po nxjerrin në reklama femra të vërteta. Kjo është diçka shumë frymëzuese për të gjitha femrat me forma trupore jo perfekte.”
Një zëdhënës i drithërave Special K u shpreh: “Është mënyra më e mirë për t’i dhënë besim femrave. Ato nuk duhet të fiksohen tek format e përkryera të modeleve. Gjithsesi vajzat tona do të përdoren sërish sepse janë pjesë thelbësore e markës.”
Top Channel