Prandelli optimist për kualifikimin

15/06/2012 00:00

Trajneri italian, Cesare Prandelli shprehet optimist për kalimin e skuadrës së tij në çerekfinalet e kampionatit europian.

“Ndeshja me Kroacinë ishte një rast i mirë për të hedhur një hap për në çerekfinale. Ishim në avantazh dhe kishim shumë raste për ta thelluar këtë avantazh, por Kroacia arriti të barazojë. Megjithatë jam i bindur se do të kualifikohemi në fazën tjetër”, tha Prandelli.

Më tej, tekniku i axurrëve pranoi se problemi për skuadrën e tij ishte paaftësia për të shfrytëzuar rastet e krijuara para portës kundërshtare e për të mbyllur ndeshjen, ndoshta që në pjesën e parë.

“Kur je në avantazh 1-0 dhe luan mirë, është e nevojshme që ndeshja të mbyllet njëherë e mirë. Duhet të ishim treguar më efikasë para portës kroate”, tha Prandelli.  

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta