Grupi D, sfidë delikate Angli-Suedi
15/06/2012 00:00
Anglia dhe Suedia përballen sonte në orën 20:45 në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin D. Takimi është mjaft delikat, për të dyja skuadrat, pasi një humbje do të rezultonte fatale për këdo.
Tre Luanët kanë 1 pikë pas barazimit 1-1 me Francën, ndërsa Suedia e Ibrahimovic ka zero pikë pas humbjes me Ukrainën.
Vendasti e udhëhequr nga Shevcenko kryesojnë grupin me 3 pikë, ndërsa do të luajnë në orën 18:00 ndeshjen kundër Francës. Gjelat e Loran Blanc do të kërkojnë fitoren për të marrë kreun e grupit dhe në pritje të një rezultatit të favorshëm në sfidën mes Suedisë dhe Anglisë.
Top Channel