Gruaja ngel “shtatzanë” me kallamarin

15/06/2012 17:20

Një 63-vjeçare “mbeti shtatzanë” me një kallamar të cilën e hëngri, treguan studimet biologjike në një laborator në Korenë e Jugut.

Gruaja, ashtu si shumë herë të tjerë konsumoi një pjatë kallamarësh, por pas disa ditësh filloi të ndiente probleme dhe disa therrje në gjuhë.

Ajo u paraqit tek mjekët, të cilëve iu përshkroi se ndiente sikur diçka i lëvizte në gojë.

Koreanojugorja u testua për parazitë, por ajo që gjetën mjekët në gojën e saj, ishin disa gjallesa tepër të vogla të panjohura për ta.

Analizat e specializuara treguan se në fakt, gjallesat ishin 12 larva të ndryshëm kallamari, që kishin ngelur në gojën e saj si vezë dhe më pas ishin fiksuar pas gjuhës, ku kishin gjetur një habitat të përshtatshëm për t’u zhvilluar.

Një rast i tillë i dokumentuar është unik dhe ekspertët kanë mbetur të befasuar nga kjo “shtatzani”, e pamendueshme edhe për faktin që kallamarët kanë nevojë për një habitat shumë specifik për t’u zhvilluar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta