Euro 2012, Spanja e ekzagjeron me pasimet

Futbollistët spanjollë kanë dhënë plot 898 pasime në ndeshjen e fituar 4-0 ndaj Irlandës dhe 815 prej tyre ishin të sakta duke e çuar pothuajse në perfeksion modelin e tyre të njohur si “tiqui-taca”.

Xavi Hernandez ishte protagonisti kryesor me 136 pasime të kompletuara dhe vetëm 9 të gabuara. Në këtë mënyrë mesfushori i Barcelonës ka thyer rekordin e pasimeve me 127 pasime të sakta në një ndeshje të kampionatit europian.

Spanja realizoi 108 aksione, prej të cilave 22 përfunduan me goditje.

“Kemi goditur 27 herë, prej të cilave 15 goditje shkuan në portë. Këto të dhëna tregojnë gjithçka mbi filozofinë tonë”, deklaroi Del Bosque pas ndeshjes.

Spanja kryeson grupin C me 4 pikë së bashku me Kroacinë. Italia ndjek në vend të tretë me 2 pikë dhe Irlanda në vend të fundit me 0 pikë.

Top Channel