Tre gola në dy ndeshjet e para të EURO 2012 dhe 47 gola në 60 ndeshje gjatë këtij sezoni.
Këto janë numrat e Mario Gomez, sulmuesit kryesor të Gjermanisë, i cili në një intervistë për ‘AS’ thekson se skuadra e tij është një nga kandidatet më të forta për fitimin e trofeut më të rëndësishëm të futbollit europian.
Futbollisti i Bayern Munchen nuk mendon as për kritikat që i erdhën nga ish-lojtari i kombëtares Mehmet Scholl pas ndeshjes së parë ndaj portugalisë edhe pse shënoi golin e fitores për Gjermaninë.
“Duket se poi a mbyll gojën kritikëve, por nuk mendoj për këtë. Dua vetëm të shënoj për shokët e skuadrës. Me Schweinsteiger kuptohem shumë mirë dhe ai di të më japë topa në thellësi”, thekson sulmuesi me origjinë spanjolle, i cili dy nga golat e tij i ka shënuar nga pasimi i mesfushorit me të cilin luan tek klubi bavarez.
Në lidhje me pretendimet e tij në këtë EURO 2012, Gomez u shpreh: “Para turneut të gjithë flisnin për Spanjën dhe Gjermaninë. Ne kemi treguar se jemi kandidatë shumë të fortë duke mundur Portugalinë dhe Hollandën, por ende kemi shumë rrugë për të bërë deri në fund.”
Top Channel