”Civilizimi, për njerëzit e bardhë”, thotë zyrtari polak

15/06/2012 17:00

Zëvendëskryebashkiaku i qytetit të Gdanskut, një prej katër qyteteve polake që presin ndeshje të Euro 2012, u bë protagonist i një gafe me sfond racist, gjatë një interviste radio ditën e martë.

Imazhi i Polonisë si vend pritës është dëmtuar aktualisht nga zënkat midis tifozëve polakë dhe atyre rusë e nga thirrjet raciste ndaj italianit Balotelli dhe disa futbollistëve të tjerë me ngjyrë.

I pyetur rreth këtyre ngjarjeve, Andrzej Bojanowski, duke shprehur kënaqësinë që në qytetin e tij nuk ishin verifikuar përleshje, tha: “Falenderoj të gjithë banorët dhe punonjësit e Gdanskut që janë sjellë si njerëz të bardhë të civilizuar, duke respektuar miqtë që kanë ardhur në qytet”.

Siç mund të pritej, zv/kryebashkiaku i Gdaskut kërkoi ndjesë të nesërmen duke e konsideruar identifikimin e civilizimit me ngjyrën e bardhë si një lapsus të bërë nga shpejtësia.

Në një deklaratë të Fondacionit për Liri, një grup anti-racist polak, shkruhej se deklarata e Bojanowskit shprehte qartë se sa thellë është i rrënjosur koncepti racist në mendësinë e njerëzve, prandaj theksohej se duhet të punohet shumë më tepër për të luftuar racizmin që në shkollat fillore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA