Spanja vlerëson kundërshtarin

14/06/2012 00:00

Spanja do të përballet me Irlandën në ndeshjen e dytë të Grupit C.
Kampionët e Evropës në fuqi shihen si favoritë për të fituar këtë
përballje, por trajneri Del Boske preferon të tregohet i kujdesshëm duke
theksuar se Irlanda eshte nje skuader qe te ve ne veshtiresi.

‘Nuk i nënvlerësojmë kurrë skuadrat që me te cilat perballemi-tha Del Boske-po të shohësh edhe rezultatet e kaluara, skuadra spanjolle asnjëherë nuk ka pasur fitore të lehta ndaj irlandezëve. Kështu që ne duhet të përgatitemi për më të keqen sepse do të hasim shumë vështirësi”.

Ndërkohë, trajneri i Irlandës, Xhovani Trapatoni deklaroi se skuadra e tij e kaloi nga ana psikologjike disfatën me Kroacinë dhe se ndaj Spanjës mund të fitojë.

‘Gjatë seancës së fundit stërvitore pashë që skuadra ime ishte e motivuar dhe entuziaste-tha Trapatoni-na u kthye besimi te cilësitë tona. Në ndeshjen e radhës ne do të bëjmë lojën tonë. Spanja ka në dispozicion disa futbollistë krijues, por në futboll kanë rëndësi edhe aspekte të tjera si ekuilibri mes reparteve, forca fizike dhe sigurisht edhe fati. Mendoj se mund të fitojmë ndaj Spanjës’

Top Channel