Shtypi hollandez: Turp për kombëtaren

14/06/2012 15:20

Shtypi hollandez u hap të enjten me shqetësimin se kombëtarja e drejtuar nga Bert van Marwijk po eliminohet që në fazën e grupeve në EURO 2012 pas disfatës me Gjermaninë dhe e cilëson këtë gjë si “turp”, “dramë” dhe “rënie e trishtë”.

Gazeta ‘De Volkskrant’ ka në faqen e parë një foto të madhe të Wesley Snejder të mërzitur pas përfundimit të takimit, ndërsa në brendësi shpjegon se shpresa e vetme e “Portokallinjve” është fitorja me dy gola ndaj Portugalisë dhe shpresa se Gjermania do të fitojë ndaj Danimarkës.

Pikërisht fakti se varen nga Gjermania, rivali i tyre historik, bën që gjendja të mos pranohet me lehtësi nga mediat, të cilat janë shumë të zhgënjyera nga loja “pa sulm dhe pa mbrojtje” e përfaqësueses hollandeze.

Sipas ‘De Telegraaf’, eliminimi është pothuajse i sigurt për shkak se gjermanët nuk e kanë të nevojshme fitoren ndaj danezëve.

Në Grupin B kryeson Gjermania me 6 pikë, e ndjekur nga Portugalia e Danimarka me 3 pikë dhe e fundit Hollanda me 0 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA