
Trajneri i përfaqësueses gjermane, Joachim Low nuk e ka fshehur
entuziazmin e tij pas fitores me Holandën në Grupin B. Në konferencën
për shtyp pas ndeshjes, Low deklaroi se pavarësisht nga ky sukses,
skuadra e tij duhet të ruajë përqendrimin edhe në ndeshjen e fundit.
‘E dinim që Holanda është një skuadër shumë e mirë në aspektin sulmues dhe për këtë aryse na duhej të bënim një lojë të mirë në mbrojtje -tha Joachim Low – ne ia arritëm qëllimin në mënyrën më të mirë duke fituar. Megjithatë edhe nuk e kemi të sigurt kualifikimin për në cerekfinale dhe na duhet të ruajmë përqendrimin”
Më pas Low, foli në mënyrë të vecantë për Mario Gomez, autori i të dy golave për Gjermaninë perballe Holandes dhe njëkohësisht një prej shënuesve më të mirë të Euro 2012.
“Gomez është një futbollist që lufton shumë në fushën e lojës-vijoi Low-erdhi në këyë eveniment me besim shumë të madh pas një sezoni fantastik me Bajernin e Mynihut’.
Ndeshjet e fundit në Grupin B, Portugali-Holandë dhe Danimarkë-Gjermani do të luhen në 17 qershor në orën 20:45.
Top Channel