Konventa për fëmijët, qeveria pranon mangësitë

14/06/2012 00:00

Për të tretën herë brenda këtij muaji qeveria ka pranuar se zbatimi i konventës për të drejtat e fëmijëve ka mbetur në letër.

Tirana është shembulli më i mirë ku pushteti vendor është indiferent ndaj ligjit për mbrojtjen e të drejatev të fëmijëve i cili hyri në fuqi një vit më parë.

Në kryqëzimet e mëdha të Tiranës sheh fëmijë të mitur që lypin ndërsa prindërit e tyre lajnë xhamat e makinave në trafik.Në bazë të ligjit është pushteti vendor ai që duhet t’i referojë këta fëmijë pranë institucioneve të shërbimit social, por në Bashkinë e Tiranës akoma nuk është ngritur njësia për mbrojtjen e fëmijëve.

Në rekomandimet e BE respektimi i të drejtave të njeriut, ku fëmijët kanë vendin kryesor, është kusht për integrimin evropian.Por deri tani përveç organizimeve të konferencave, situata një vit pas hartimit të ligjit nuk ka ndryshuar aspak.

E pranishme në konferencën për të drejtat e fëmijëve ishte dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina topalli dhe zonja e kryeministrit Liri Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB