Holanda, ende me shpresa

14/06/2012 00:00

Pas humbjes me Gjermaninë 2-1 në ndeshjen e dytë të Grupit B, Holanda
është shumë pranë eliminimit dhe në lojë e mban vetëm matematika.
Megjithatë, trajneri Bert Van Marvajk nuk dorëzohet dhe deklaron se
Holanda ka ende shanse për t’u kualifikuar.

‘Mendoj se aventura jonë në Euro 2012 nuk është mbyllur ende-tha Van Marvajk-nuk mendoj se Gjermania do t’i bëjë dhuratë Danimarkës. Ne do të na duhet të gjejmë motivimin për të mundur Portugalinë 2-0 në ndeshjen e fundit në grup dhe mund t’ia dalim mbanë”.

Më pas, Van Marvajk foli për ndeshjen ndaj gjermanëve, duke pranuar problemet në mbrojtje të Holandës.

‘Ndaj Gjermanisë nuk bëmë mbrojtje të mirë-vijoi Van Marvajk-dhe komunikimi mes mesfushës dhe prapavijës ishte shumë i dobet. Luajtëm mirë në 20 minutat e para, por ndaj një ekipi si Gjermania kjo nuk mjafton. Me më shumë fat mund të kishim barazuar ndeshjen, por nuk mundëm’.  

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta