Euro 2012, Spanja shpartallon Irlandën
14/06/2012 22:55
Kampionia e Botës dhe Europës, Spanja shkatërroi 4-0 Irlandën duke i treguar trajnerit të saj Govani Trapattoni se kur duan ata nuk ka skuadër që i ndal.
Përvec fitores së thellë që i ngjit iberikët në vendin e parë me 4 pikë falë golavarazhit më të mirë se Kroacia, një lajm i mirë për del Boskes është dhe rikthimi i Fernando Torres që shënoi dy gola në portën e iralndëzëve.
Golat e tjerë për spanjollët u shënuan nga David Silva në fillimin e pjesës së parë dhe Cesk Fabregas në fundin e ndeshjes.
Irlandezët të cilët u shfaqën dobët në 2 ndeshjet e para janë skuadra e parë që eleminohen nga ky Europian.
Top Channel