EURO 2012, Hodgson: Angli, hidhu në sulm!

14/06/2012 18:20

Roy Hodgson kërkon që Anglia të bëjë një lojë shumë më sulmuese ndaj Suedisë në krahasim me ndeshjen e parë të grupit D ku skuadra e tij barazoi ndaj Francës 1-1.

Sulmuesi Danny Welbeck theksoi për ‘The Sun’: “Do të shikoni një Angli shumë më të vendosur në sulm gjatë ndeshjes me Suedinë. Do të luajmë me më shumë lojtarë përpara dhe duhet të krijojmë më shumë raste në krahasim me ndeshjen e parë. Na duhet fitorja.”

Seancat e stërvitjes së Hodgson janë përqendruar në fazën ofensive ku sërish pritet të luajë Ashley Young pas shpinës së Danny Welbeck, pra dyshja e Manchester United.

Anglia do të luajë ndaj Suedisë të premten në orën 20.45. Ndeshja tjetër e grupit D do të jetë ajo mes Francës dhe Ukrainës.

Ukraina kryeson renditjen me 3 pikë, Anglia dhe Franca kanë nga 1 pikë, ndërsa Suedia 0 pikë.

Top Channel