EURO 2012, Blanc: Ukraina nuk na e ka frikën

14/06/2012 20:40

Laurent Blanc, trajneri i përfaqësueses franceze të futbollit, është dakord me deklaratën e trajnerit të Ukrainës, Oleg Blokhin, i cili tha se skuadra e tij nuk ia ka frikën Francës.

“Ata nuk na e kanë frikën dhe as ne atyre”, deklaroi Blanc në konferencën e shtypit para ndeshjes që do të përballë këto dy skuadra të premten në orën 18.00.

“Ukraina meritonte fitoren ndaj Suedisë sepse ishte më e fortë. E respektojmë këtë skuadër, por duhet të imponojmë lojën tonë”, nënvizoi Blanc.

Tekniku francez pranoi se fakti që Ukraina luan në “shtëpi” mund të përbëjë një disavantazh për ekipin e tij.

Top Channel