Australi, rezervati detar më i madh në botë

14/06/2012 00:00

Australia do të krijojë rrjetin më të madh të parqeve ujore në botë, për të mbrojtur florën dhe faunën gjithmonë e më shumë në zhdukje të oqeaneve.

Lajmërimi i Australisë vjen pak ditë para samitit të Rio+20 në Brazil, ku klima, ndryshimi dhe efektet e këtij ndryshimi do të jetë tema kryesore e diskutimit.

Sipas ministrit australian të mjedisit, ky rrjet parqesh ujore, apo thënë ndryshe, rezervat detar, do të mbulojë 3.1 milion kilometër/katrorë oqean, përfshirë këtu gjithë Detin e Koralit.

Autoritetet australiane thonë se në këtë territor parashikohet kufizmi i peshkimit dhe kërkimit për naftë e gaz në zonën e mbrojtur, e cila përfshin pak më shumë se 1/3 të ujërave territoriale të Australisë.

Plani i ri i mbrojtjes së florës dhe faunës nënujore oqeanike, shton nga 27 në 60 numrin e parqeve ujore të mbrojtura nga qeveria australiane.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA