Vijojnë kërkimet për 27-vjeçarin e zhdukur
13/06/2012 00:00
Vazhdojnë kerkimet e polumbarëve për trupin e 27-vjeçarit te mbytur aksidentalisht ne rezervuarin e Gostivishtit.
Pas disa tentativash te cilat kane nisur nje dite me pare, ende nuk eshte mundur te nxirret ne siperfaqe trupi i pajete i Festim Bimos. Kerkimet duket se jane veshtiresuar nga uji i turbullt i rezervuarit, i cili eshte rreth 20 metra i thelle dhe jane nderprere gjate oreve te vona per te rinisur ne oret e para te mengjesit te sotem.
Festim Bimo u mbyt ne rezervuarin e Gostivishtit ne rrethin e Kolonjes pasi tentoi te shpetonte njeren prej deleve te cilat ishte duke i kullotur buze rezervuarit.
Top Channel