Soleil, makina që bëhet valixhe
					 13/06/2012 12:40					
				
				
								
			Ja një mënyrë se si të shmangësh problemin e trafikut dhe atë të parkimit në të njëjtën kohë.
Dy dizenjues turq kanë një projekt të jashtëzakonshëm edhe pse ky projekt ka lidhje me të ardhmen e largët.

Bëhet fjalë për Soleil, një mjet transporti gjenial dhe i çuditshëm. Kjo veturë elektronike me dy vende dhe me tre rrota ka si veçanti “palosjen” duke zënë një vend shumë të vogël.

Mjeti është prezantuar në konkursin Michelin Design Challenge, konkurs i organizuar nga kompania e njohur e prodhimit të gomave franceze.


Top Channel