
Shimpanzetë janë një prej qënieve të vetme të planetit që arrijnë të shquajnë veten e tyre kur shihen në pasqyrë.
Ndryshe nga pothuajse të gjithë kafshët e tjera, që reflektimin në pasqyrë e konsiderojnë si një kafshë tjetër pranë vetes, kjo formë e zhvilluar majmuni është në gjendje që të kuptojë dhe të përshtatet me reflektimin e tij.
Në një jetimore për kafshët, në Republikën Demokratike të Kongos, punonjësit filmuan momentin kur disa këlyshë shimpanzeje provuan për herë të parë të shiheshin në pasqyrë.
Fillimisht, disa prej tyre shtangen, por shpejt kuptojnë se çfarë po ndodh dhe marrin poza ose përpiqen të rregullojnë “flokët” apo të marrin një pamje për t’u dukur sa më mirë.
Imazhet e kësaj ngjarje u përcollën nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, në një prej faqeve të saj rezervuar kurioziteteve.
Top Channel