Portugalia djersin, por fiton ndaj Danimarkës

13/06/2012 00:00

Portugalia mori me vështirësi 3 pikët e para në grupin B pas fitores së djerësitur 3-2 kundër Danimarkës.

Skuadra e Bentos shumë shpejt u gjend në avantazhin e dy golave. Fillimisht ishte Pepe ai që shënoi në minutën e 24, ndërsa 12 minuta më vonë, Postiga dyfishoi. Katër minuta nga përfundimi i pjesës së parë, Bendtner shkurton për danezët duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1 për Portugalinë.

Me nisjen e së dytës, nordikët tregohen më shumë këmbëngulës, duke iu afruar disa herë portës portugeze. Por rastin më të mirë e kishte Ronaldo i cili në minutën e 75 vihet ballë për ballë me portierin danez, por goditja ishte amatoreske.

Kur s’shënon pëson. Ky ligj i futbollit u vërtetua edhe këtë herë. Në minutën e 80, danezët barazojnë sërish me Bendtner. Por ishte Varela ai që me një goditje të bukur nga jashtë zone, rikthen në avantazh Portugalinë, 3 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt të takimit.

Top Channel