NBA, Oklahoma fiton finalen e parë

13/06/2012 08:30

Miami Heat humbet një rast të mirë pasi fitoi një avantazh prej 13 pikësh ndaj Oklahoma City Thunder në pjesën e parë të ndeshjes duke humbur finalen e parë të NBA me rezultatin 105-94.

Kevin Durant me 36 pikë dhe Russell Westbrook me 27 pikë bënë një pjesë të dytë fantastike duke marrë avantazhin në serinë prej 7 ndeshjesh.

LeBron James shënoi 30 pikë, por që nuk ishin të pamjaftueshme për Miami. Ndeshje nën nivel për yllin tjetër të skuadrës, Dwayne Wade (19 pikë).

Finalja e dytë do të luhet sërish në fushën e Oklahoma, të premten në orën 03:00.

Top Channel